Lajme

Amerika po përgatit kthimin e madh në Ballkan

Amerika po përgatit kthimin e madh – “come back” në Ballkan, por se a do ta zgjedhë si pikë fillestare Sarajevën apo Prishtinën, varet nga plnai global, kanë thënë bashkëbiseduesit e redaksisë beogradase të agjencisë ruse të lajmeve Sputnik.

Zoran Milivojeviq, ish-diplomat i Serbisë, beson se Amerika e sheh Kosovën dhe BeH-në si pjesë të një pakete unike me qëllimin strategjik të Perëndimit për të përfshirë këtë pjesë të botës në sferën e saj të interesit.

Serbët pengesa kryesore për Amerikën

– Perëndimi po përballet me probleme serioze. Në përpjekje për të ruajtur pozicionin e tij global, ai do të eksportojë një pjesë të problemeve të tij të brendshme, domethënë, duke zgjidhur çështje në pikat aktuale në Ballkan, do të përpiqet të amortizojë problemet e tij të brendshme. Mirëpo, të dy çështjet varen nga serbët – beson ai.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara do të zgjidhnin BeH-në për kthimin e saj të madh në këtë rajon vetëm nëse e gjykojnë e e kanë më lehtë.

– Unifikimi ose federalizimi i BeH-në nënkupton vënien në dyshim të pozicionit të Republikës serbe (RS). Kur bëhet fjalë për atë që mund të zgjidhet më shpejt dhe në mënyrë më efikase, dmth në cilën anë mund të përqendrohen më shumë – në Prishtinë ose BeH, atëherë do të zgjidhnin BeH-në, por kjo do të ishte vetëm në afat të shkurtër, sepse në thelb, kjo është një paketë dhe nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri – shprehet Milivojeviq.

Është e mundur që të “fillojnë” nga BeH-ja

Serbët në RS sigurisht nuk do ta lejojnë këtë, vëren bashkëbiseduesi i Sputnjikut, ashtu si Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Por mund të ketë më shumë presion mbi BeH-në, përkatësisht RS-në, për arsyen e thjeshtë që raporti i forcave atje është 2: 1.

– Presion më i madh mbi palën serbe dhe ndoshta vlerësimi se është më lehtë të prishësh faktorin serb në BeH sesa këtu në Serbi. Sepse Serbia është ende shtet dhe është më e vështirë për ta thyer atë nëse diçka nuk funksionon – thotë Milivojeviq.

Politikologu nga Banjalluka Angjelko Kozomara thotë se interesat e tre popujve në BeH janë diametralisht të kundërta.

– Interesat e të tri kombeve janë diametralisht të kundërta, sepse dy kombe nuk e duan centralizimin, ndërsa boshnjakët e duan vetëm këtë. Kjo është arsyeja pse ata mbështeten te Bideni që nga koha kur ai ishte një lobist boshnjak që mbrojti bombardimin e serbëve në BeH dhe Serbi. Shpresoj që Bideni, ndërkohë ka ndryshuar dhe nga pozicioni i forcës më të fuqishme ushtarake në botë nuk mund të sillet si kauboj si në vitet 1990 – thekson Kozomara.

Shpresa e boshnjakëve, shton ai, se Amerika do t’u japë atyre gjithçka që ata duan është iluzion tani, sepse Amerika ka ninteres material në Kosovë, ajo krijoi Kosovën dhe mendoj se fokusi do të jetë Kosova, sepse BeH-ja nuk mund të rregullohet në mënyrën si duan boshnjakët.

Interesat amerikane në dëm të RS-së

Profesor dr. Stevica Degjanski, kryetar i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar, nuk pret që BeH-ja të jetë çelësi i kthimit amerikan, por ai pret që ata të angazhohen seriozisht në zgjidhjen e çështjes së BeH-së në kurriz të serbëve.

– Entuziazmi i Zhelko Komshiqit dhe Bakir Izetbegoviqit është rritur sepse ata presin ndryshime të mëdha për shkak të ardhjes së Bidenit në krye të Amerikës. Pres disa ndryshime, por jo aq të mëdha sa ata shpresojnë – vëren ai.

Sipas mendimit të tij, gjëja kryesore është që asgjë nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e serbëve, qoftë në Kosovë apo BeH.

Treguesit që administrata e Bidenit mund të synojë BeH-në filluan kur Këshilli për forcat e armatosura të Senatit amerikan, në një seancë dëgjimore mbi situatën e sigurisë në Evropën Juglindore, arriti në përfundimin se angazhimi më i fortë i SHBA-së në rajon është i domosdoshëm për shkak se Ballkani i paqëndrueshëm dhe konfliktual minon sigurinë kombëtare amerikane dhe tërheqja diplomatike do të ishte humbje e madhe amerikane.

Treguesi i dytë ishte që ndikimi i NATO-s ishte i dobët dhe si faktorin më serioz, përmendën ndikimin rus, i cili besojnë se fokusi i tij është në Republika Srpska, përfundon analiza e agjencisë ruse Sputnik.

Postime të ngjajshme
Lajme

Përgjimi: Nagavci, Vjosa Osmani s’do të ketë deputetë

LajmeShow Bizz

Kush sipas Afrim Muçiqit po derdh “lot krokodili” për gurbetqarët?

Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës elektrike në këto vende

Lajme

Zyrtari i LDK-së reagon pas publikimit të përgjimit ku Nagavci flet për Osmanin: Kuku çka i boni vetit