Lajme

Amerika po furnizon Kosovën me mjete ushtarake: Nxehet Rusia, ky është reagimi i tyre

Ambasada e Rusisë në Amerikë, ka reaguar ndaj furnizimit të FSK’së me armatim nga SHBA, transmeton Gazeta Metro.

Shtetit rus nuk i ka ardhur aspak mirë, që SHBA po e armatosë Ushtrinë e Kosovës.

Kjo ambasadë i ka bërë thirrje Amerikës, që t’i pezullojë politikën e furnizimit të Kosovës me pajisje ushtarake dhe armë.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmbahen në mënyrë rigoroze Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të pezullojë politikën e furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë dëmtojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje për Kosovën dhe rrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në këtë reagim të ambasadës ruse.

Ndërsa kjo ambasadë ka bashkangjitur në postimin e saj, një foto ku shihet FSK duke pranuar automjetet e blinduara nga Amerika.

Ndryshe, Kosova ditë më parë ka pranuar automjetet e blinduara ‘ASV ‘ donacioni i ri na SHBA.

Postime të ngjajshme
Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë

Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me apel për qytetarët