Lajme

Ambasadori i ri britanik Abott ia dorëzon kredencialet Thaçit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, prezantoi sot në mëngjes kredencialet tek Presidenti Hashim Thaçi.

Pas ceremonisë, Abbott tha se me padurim pret që të zhvillojë dhe të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Jam i lumtur që kam prezentuar Letrën time Kredenciale te Presidenti Thaçi. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë lidhje të thella miqësie dhe bashkëpunimi, të farkëtuara në kohërat më të vështira. Mezi pres të zhvilloj dhe forcojë marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës, dhe të vazhdoj punën e paraardhësve të mi për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve, dhe demokracisë së Kosovës, dhe për të inkurajuar dhe mbështetur ata që janë brenda sistemit dhe të cilët po luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin”, ka thënë Abbott.

Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që kishte lidhur marrëdhënie diplomatike pasi Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008.

Nicholas Abbott është ambasadori i pestë i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat