Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd: Një herë Asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se fillimisht duhet që të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe pastaj të procedohet me planin franko-gjerman.
Këto deklarime Hill i ka bërë në muzeun “Nikola Tesla” pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe USAID-it.

Ai ka thënë se Asociacioni është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit.

Sipas diplomatit amerikan, një herë duhet të përfundohet Asociacioni dhe më pas të vazhdohet me propozimin franko-gjerman, shkruan RTV.

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara.

Kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, pasuar nga ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman i cili gëzon përkrahje nga BE.

Ky dokument ka të bëjë me ide më të gjera që kërkojnë më shumë kohë”, ka thënë Hill.

Related posts
Lajme

Dardan Krivaqa në gjendje të rëndë”- Gjykata merr një vendim të ri

Lajme

Si në filmat aksion, operacioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e katër të dyshuarve për vepra të rënda penale

Lajme

Rron Gjinovci: Edi Rama ka probIeme mendore e emocionaIe

Lajme

Vritet me breshëri plumbash në veturë një 48-vjeçar në Kaçanik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *