Lajme

Ambasada e Zvicrës në Kosovë jep njoftim rreth caktimit të terminit për viza

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që nga 26 qershori i këtij viti mund të caktojnë online terminin për të aplikuar për vizë.

Ambasada njofton se termin online për viza në qendrën TLS contact, mund të caktojnë të gjithë ata qytetarë të cilët plotësojnë kriteret e një rasti emergjent ose mund të sigurojnë prova gjatë nisjes / hyrjes se ata janë vaksinuar kundër COVID-19 në përputhje me Rregulloren 3 të COVID-19.

“Dëshmia e vaksinimit duhet duhet t’u paraqitet autoriteteve të kontrollit kufitar kur të hyni. Personat që kanë prova të vaksinimit dhe tashmë kanë poseduar një vizë të vlefshme të lëshuar nga Zvicra ose një vend tjetër i Shengenit mund të hyjnë në Zvicër.

Të gjithë udhëtarët janë përgjegjës për verifikimin e kufizimeve të udhëtimit në vend para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet