Lajme

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka një thirrje të rëndësishme për qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka apeluar qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19.

Ambasada përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, bën thirrje për vaksinim, në mënyrë që të shpëtohen jetë, përcjell Demokracia.com.

”Me Deltan vdekjeprurëse në rritje, vaksinimi është zgjidhja e vetme! Kur jeni të vaksinuar, nuk ka gjasa të merrni #COVID19 dhe nëse e bëni, do të jetë një rast i butë. Mos bini pas dezinformatave – vaksinat janë të sigurta dhe efektive”, thuhet nga ambasada.

Vlen të përmendet se gjatë këtyre ditëve në rajon ka pasur rritje të rasteve pozitive me Covid-19.

Ndërkaq, në Kosovë, të mërkurën u dyfishuan infektimet në krahasim me ato të një ditë më parë./Demokracia.com/

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar