Sport

Ambasada e Kosovës në Norvegji i fton bashkëatdhetarët ta mbështesin Prishtinën kundër Bodo/Glimtit

Prishtina regjistroi fitore historike kundër Bodo/Glimt javën e kaluar në rundin e tretë eliminator në Ligën e Konferencës.

Kampionia e Kosovës e mposhti atë të Norvegjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1.

Ndeshja e kthimit luhet të enjten me fillim nga ora 18:00 në Norvegji.

Ambasada e Kosovës në Norvegji i ka ftuar bashkëatdhetarët tanë në Norvegji të jenë të pranishëm në stadium dhe ta përkrahin Prishtinën.

Postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Norvegji në “Facebook”:

“Pas fitores historike të FC Prishtina kundër Bodo/Glimt, tani radha është për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Bodo, ditën e enjte datë 12.08.21 duke filluar nga ora 18:00.

Le të jetë kjo ditë feste dhe le të na shërbej për thellimin e raporteve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Ftojmë bashkatdhetarët tanë që të jenë prezent në stadium dhe bashkarisht në mënyrë dinjitoze dhe sportive të përkrahim FC Prishtina dhe në fund të zgjasim dorën më të mirit.

Me respekt,

Uliks Emra

Ambasador”.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar