Kosova do të luajë me Anlinë më 17 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri, ndeshje e cila është e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka njoftuar tifozët anglezë të cilët do të jenë në Prishtinë për ndeshjen me Kosovën që të kenë kujdes nga hajdutët dhe se gjërat e vlefshme t’i lëjnë në hotel e mos t’i mbajnë pas vetes, shkruan Reporteri.net
Gjithashtu, kjo Ambasadë u ka bërë me dije anglezëve që të mos pijnë ujë në çezme.
Më poshtë e keni njoftimin e plotë:
“Parkingu rreth stadiumit s’lejohet në ditët e ndeshjeve, për shkak se rrugët bllokohen nga policia. Për standardet e Britanisë, ka shumë taksi dhe ata janë të lirë, edhe pse disa automjete mund të mos jenë në gjendje të mirë”, shkruhet në udhëzimin e Britanisë së Madhe.
“Ju duhet të qëndroni të paktën në të njëjtën nivel të vetëdijesimit si në Britani të Madhe. Si në çdo qytet tjetër, kini kujdes nga hajdutët në aeroporte, rreth qendrës së qytetit dhe kur përdorni transport publik – mbani vetëm çka ju nevojitet dhe lini gjërat e vlefshme në hotel”.
“Uji në çezme s’është i pijshëm në Prishtinë”.
“Shkoni në stadium herët. Kushdo që është i pirë nuk lejohet brenda në stadium. Çadrat nuk lejohen në stadium, kështu që, nëse bie shi, rekomandoheni të vishni mushama. Pirja e duhanit s’lejohet brenda në stadium”.