Lajme

Ambasada amerikane tregon se çfarë kërkoi Palmer gjatë vizitës në Kosovë

Ambasada amerikane në Kosovë, ka falënderuar të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer për vizitën që zhvilloi në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Ambasada tha se Palmer ka kërkuar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, gjatë vizitës dy ditore që kishte.

“Faleminderit Zëvendës Ndihmës Sekretarit Mattheë Palmer për vizitën e tij dhe takimet produktive me udhëheqësit e Kosovës, me kërkesën e përsëritur për partneritet midis dy vendeve tona dhe rifillim të dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Palmer i shoqëruar nga emisari i BE’së, Miroslav Lajcak, qëndruan në vizitë dyditore në Kosovë, derisa zhvilluan takime me krerët e shtetit, dhe me liderët e partive politike.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë