Sport

Altin Lala flet për të ardhmen e Milot Rashicës

Milot Rashica është njëri prej futbollistëve shqiptarë më të kërkuar kohëve të fundit në tregun e transferimeve.

Futbollisti i Kosovës dhe Werder Bremenit është kërkuar në janar dhe në verën e kaluar nga shumë klube.

Por, interesim më konkret patën RB Leipzig, Aston Villa, Bayer Leverkusen dhe Hertha Berlin.

 

Për të ka folur tashmë edhe menaxheri Altin Lala, i cili thotë se vushtrriasi është “interesant” për shumë klube.

“Miloti ka kaluar disa lëndime të vogla, të cilat e lanë pak mbrapa, por tani është rikthyer në formën e tij”, ka thënë Lala për “ATV”.

 

“Kurse shifrat janë relative, nuk janë interesante, shpresoj të aktivizohen. Rashica është lojtar interesant për shumë klube”, shtoi Lala.

Postime të ngjajshme
Sport

Zymberi shpërthen ndaj Klodian Duros

Sport

Gani Sejdiut po i dhimbset gjendja në të cilën ndodhet Feronikeli

Sport

Rexha ndez derbin

Sport

Lushtaku pyetet se a do të rikthehej te Drenica, kjo është përgjigjja e tij