Sport

Altin Lala e nxjerrë edhe një talent kosovar në arenën ndërkombëtare, destinacioni është Gjermania!

Menaxheri i Milot Rashicës dhe disa futbollistëve tjerë, Altin Lala, e ka nxjerrë në futbollin evropian edhe një talent.

Bëhet fjalë për 15-vjeçarin Elton Krasniqi, përcjellë Gazeta Olle.

Krasniqi ishte pjesë e 2 Korrikut, derisa karrierën do ta vazhdojë në Gjermani.

Emri i skuadrës së re do bëhet i ditur pas zyrtarizimit.

“15-vjeçari Elton Krasniqi, pjesë e verdhebluve tash e disa vite, ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në një klub në Gjermani. Ky transferim u bë i mundshëm me ndihmën e menagjerit Altin Lala.

Sulmuesi që shkëlqeu me skuadrën e 17-vjeçarëve të 2 Korrikut si dhe me grupmoshën U15 të Përfaqësueses së Kosovës në këtë sezon, tashmë do ta vazhdoj karrierën në shtetin gjerman.

Ne si klub, përveç faktit se ndihemi krenar me këtë lëvizje, i urojmë Eltonit suksese të mëtutjeshme në karrierë“, njofton 2 Korriku.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Fisnik Papuqi bëhet zëvendëstrajner, Besa sjell transferime nga Feronikeli dhe Zvicra

Sport

Ky ishte reagimi i Visar Bekajt pasi Prishtina fitoi Superkupën

Sport

Drita e uron FC Prishtinën për trofeun e Superkupës

Sport

U largua nga Llapi, Bekim Maliqi i bashkohet rivalëve të Superligës