Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Massimiliano Allegri dhe Roma raportohet se tashmë kanë lidhur një kurorëzim në një kontratë rreth pesë milionë euro në sezon.Giallorrossët po i ndajnë rrugët me Paulo Fonsecan dhe tashmë kanë një akord me ish-strazegun e Juventusit.

Allegri njihet si një trajner që luan lojë sulmuese dhe sipas asaj që raporton Calciomercato, ai ishte kontaktuar nga Chelsea dhe Napoli.

Mirëpo, trajneri italian i ka kthyer mbrapa që të dyja klubet, duke u thënë se ai tashmë ka një marrëveshje me Romën.Mediumi italian raporton se Allegri brenda disa ditësh do të jetë trajner i Romës, me Fonsecan që do t’i lirojë rrugën.

Në anën tjetër, Chelsea po i siguron shërbimet e Thomas Tuchellit që është i papunë, që nga shkarkimi nga Paris Saint-Germain.Napoli po tenton që të rikthejë Maurizio Sarrin, pasi tashmë kanë humbur besimin në Gennaro Gattuson.

Postime të ngjajshme
Sport

LIVE SUPERLIGA: Drenica – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli

Sport

Superliga e Kosovës: Drenica – Gjilani, Arbëria – Feronikeli

Sport

LAJMI I FUNDIT: Policia spanjolle e arreston presidentin e Barcelonës

Sport

Dramë në skuadrën e PSG-së para takimit me Barcelonën