Sport

Aliti thotë se Kosova ka mungesa, por ekziston besimi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Fidan Aliti ka deklaruar se ndeshja kundër Çekisë do të jetë shumë e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës.

‘Dardanët’ më 7 shtator në ‘Fadil Vokrri’ presin Çekinë, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2020.

Fidan Aliti të martën pasdite është paraqitur në konferencë për shtyp, duke folur për ndeshjen Kosovë –Çeki.

Mbrojtësi i Kalmarit ka thënë se Çekia ka lojtarë të mirë dhe me përvojë, por shton se ka besim për rezultat pozitiv.

“Çekia ka lojtarë të mirë me përvojë. Për ne do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. E vërtetë që kemi shumë mungesa…. por kam besim se do të marrim rezultat pozitiv sepse luajmë para tifozëve tanë”, theksoi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv