Sport

Alex Ferguson thotë se ka punuar me vetëm këta katër futbollistë të klasit botëror te Manchester United

Sir Alex Ferguson insiston se ai ka punuar me vetëm katër futbollistë të klasit botëror gjatë 26 viteve të kaluara te Manchester United, shkruan Zeri.info.

Peter Schmeichel, Wayne Rooney, David Beckham e Gary Neville janë disa prej yjeve që dikur kanë luajtur nën urdhërat e legjendës skoceze.

Sidoqoftë, Ferguson insiston se futbollistët e klasit botëror që ai ka punuar me ta janë Eric Cantona, Ryan Giggs, Cristiano Ronaldo dhe Paul Scholes.

“Nuk dua të nënçmoj ose kritikoj ndonjë nga futbollistët e shkëlqyeshëm ose shumë të mirë që luajtën për mua gjatë karrierës time 26-vjeçare në United, por ishin vetëm katër që ishin të klasit botëror: Cantona, Giggs, Ronaldo dhe Scholes. Dhe nga ta, Cristiano ishte si një zbukurim në majë të një peme të Krishtlindjes.”

Tutje, Sir Alex Ferguson tha se Giggs dhe Scholes ishin lojtarë fantastikë.

“Por këta lojtarë e ngritën veten mbi të gjitha. Ryan dhe Scholes ishin thjesht lojtarë fantastikë dhe gjëja për ata të dy ishte jetëgjatësia. A ka lojtarë që kanë luajtur vetëm në Premier Ligë dhe kanë performuar në nivelin e tyre? Nuk ka asnjë, absolutisht asnjë” – deklaroi Ferguson.

Ferguson, i cili u emërua trajner i Manchester Unitedit më 1986, e quajti kohën në karrierën e tij legjendare në vitin 2013, pasi siguroi titullin e tij të 13-të në Premier Ligë me “Djajtë e Kuq”.

Gjatë kohës së tij të kaluar në “Old Trafford”, Sir Alex Ferguson fitoi 28 tituj.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës