Sport

Aleksander Ceferin i ul rrogën Armand Dukës, nuk do e besoni sa do marrë tani presidenti i FSHF-së

Në ditët e fundit, UEFA me presidentin e saj Aleksander Çeferin, është munduar të bindë të gjithë tifozët se Superliga ishte një ide e keqe e njerëzve të paskrupullt dhe se po mbronte futbollin nga lakmia e tyre. Sipas tij, gjithçka ishte bërë për “të mirën e futbollit”.

Por është shumë e qartë se pjesa më e madhe e luftës nga UEFA, ishte për faktin se po duelohej për të mos hequr dorë nga fitimet kolosale të kësaj organizate dhe drejtuesve të saj.

Kjo kuptohet qartësisht nga raporti financiar vjetor i UEFA-s, i cili ka zbardhur detaje rreth pagesave që përfitojnë drejtuesit e saj.

 

Rezulton se Çeferin, duke punuar “për të mirën e futbollit” ka përfituar një rrogë prej 2,4 milionë frangash zvicerane bruto në vitin financiar 2019-2020, rreth 2,2 milionë euro.

Ndërkohë, Sekretari itij i përgjithshëm, Theodor Theodoridis, ka përfituar rreth 1,2 milionë euro bruto për të njëjtin vit financiar.

Zëvendëspresidentët e UEFA-s që kanë përfituar nga 237500 euro secili e anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, mes të cilëve edhe Armand Duka, nga 152 mijë euro secili.

 

Por ajo që bie në sy është se në këtë vit financiar, në raport me një vit më parë, Çeferin ka rritur rrogën e tij me rreth 450 mijë euro, ndërsa Teodoridis me rreth 164 mijë euro.

Ndërkohë, rrogat e zëvendëspresidentëve dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv janë ulur, përkatësisht me 12500 euro dhe 8 mijë euro. Sigurisht, për të mirën e futbollit.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës