Lajme

Albulena Haxhiu e Xhafer Tahiri i LDK’së polemizojnë në ‘Facebook’ rreth një prone në Vushtrri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë filluar polemikat në rrjetin social ‘Facebook’ lidhur me pronën “Vicianum” në komunën respektive.

Haxhiu po pretendon se kompania, së cilës ia ka ndërprerë punimet për shkak se, siç thotë ajo në letrën dërguar kryetarit të Vushtrisë janë hasur shkelje nga auditori, ka ri-filluar punimet në pronën për të cilën Tahiri po konsideron se është në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.

“Sot, Xhafer Tahiri, ka refuzuar që të ndërmarrë veprime në mbrojtjen e pronës publike. Policia nuk ka mundur të veprojë sepse z.Tahiri nuk ka lejuar inspektoriatin të shkojë në vendin e ngjarjes me arsyetimin se “ne i kemi dhënë leje kompanisë”, duke injoruar kështu Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkëputje të kontratës i cili është mbi çfarëdo vendimi tjetër të Komunës”, ka thënë në reagimin e fundit ministrja Haxhiu.

 

Ajo e ka konsideruar shpifje pohimin e kryetarit të Vushtrrisë se e njëjta nuk ka pranuar t’ia kthejë pronën Komunës së Vushtrrisë. Megjithatë, Tahiri po thotë se ministrja e dikasterit të Drejtësisë as në mandatin e parë, e as të dytin nuk ia ka dhënë pronësinë komunës, në mënyrë që të fillohet ndërtimi i Stacionit të Autobusëve.

“Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve”, ka deklaruar ai.

 

Në letrën dërguar kryetarit të Vushtrrisë, ministrja Haxhiu përmend ndër të tjera se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, i shkarkuar nga vetë ajo, kontratën në kompaninë me të cilën e nënshkroi u evidentuan shkelje nga auditori.

“Ashtu siç jeni në dijeni, Ministria e Drejtësisë ka shkëputur kontratën në mënyrë të njëanshme, pas shkeljeve të evidentuara nga Auditori lidhur me rastin e dhënies në shfrytëzim të kësaj prone, një kompanie private, nga ish Ministri i Drejtësisë z. Selim Selimi dhe ish Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z.Nehat Thaçi, për të cilin edhe janë iniciuar procedurat disiplinore për shkarkim”, thuhet ndër të tjera në letrën e Haxhiut.

Postime të ngjajshme
Lajme

Shqiptarja 20-vjeçare në Gjermani e zhdukur qe pesë ditë, familjarët: Babai i saj me kancer nuk do mund t’i mbijetojë këtij lajmi

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’