Lajme

Albin Kurtit do t’i kontrollohet pasuria

955 zyrtarë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kështu bëri të ditur i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë”, ka thënë i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

Ai tregoi edhe për zyrtarët tjerë që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

“Disa nga zyrtarët qe do të kontrollohen janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari- Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani, Albin Kurti”, shtoi ai. /demokracia.com

Postime të ngjajshme
Lajme

Mërgimtari në shesh ia dhuron 200 euro Valon Sylës

LajmeShow Bizz

Nikoll Nikprelaj humb personin më të dashur të familjes

Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme