Lajme

Albin Kurti lideri më i pëlqyer në Facebook

Viti 2020 ishte padyshim një vit i vështirë për të gjithë, por edhe me jo pak zhvillime interesante në Kosovë.

Dardha Solutions ka publikuar renditjen e faqeve të politikanëve kosovarë në Facebook sipas aktivitetit për vitin 2020, bazuar në të dhënat e CrowdTangle – platforma më e njohur për matje të aktivitetit të faqeve në rrjetet sociale, pronë e Facebook.

Në këtë renditje vërejmë se Albin Kurti është i pari për nga aktiviteti në këtë periudhë dhe për nga numri i pëlqimeve që i janë shtuar gjatë vitit 2020, ndërsa i dyti për nga numri total i pëlqimeve.

Ai pasohet nga Behgjet Pacolli, që është i dyti për nga aktiviteti por i pari për nga numri total i pëlqimeve.

Pas tij janë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Shpend Ahmeti, Enver Hoxhaj dhe Dardan Molliqaj.

 

Në këtë listë janë përfshirë liderët e partive, kandidatët për kryeministër dhe kryetari i Prishtinës. Në këtë listë mungon Fatmir Limaj pasi ai nuk ka faqe zyrtare në Facebook.

https://www.facebook.com/DardhaSolutions/posts/1946069775531176

Postime të ngjajshme
Lajme

Duda na mahnit me bukurinë e saj në këtë imazh

LajmeShow Bizz

Menaxheri i famshëm me postim prekës për vrasjen e Albert Krasniqit

Lajme

Lajmërohet 15 vjeçarja nga Prizreni që u raportua e zhdukur

Lajme

Histori si në për filma: Shqiptari bllokohet në borë 4 metra