Lajme

Albin Kurti i reagon Lumir Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti, i ka reaguar shefit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit tha se mjaftuan vetëm 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë nga të tjerët.

“100 ditëshi i Qeverisë që s’është, s’shihet, s’bën! Qeveria Kurti po i mbushë 100 ditë, pa ndonjë rezultat e pa ndonjë shenjë që mbahet në mend. Fjalë plot, foto përplot, vepra askund – ky duhet të jetë një nga fillimet më dëshpëruese që Kosova ka pasur ndonjëherë. Pritjet e mëdha për ndryshim u ballafaquan vërtetë me ndryshim – jo të problemeve të thella të vendit tonë, por të atyre që mbajnë karrige tjera sot.

Mjaftuan 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë! Në pushtet, aktakuzat e pushtetarëve u bënë të parëndësishme më. Paradite në gjykatore, pasdite në Kuvend e Qeveri – në ligjerim për shtetin e fortë e shtetin e drejtë për të gjithë”, pati thënë Abdixhiku, gjersa Qeverisjen e Kurtit e ka cilësuar si ‘Pronto 2 në reprizë’.

E lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Kurti.

“Shpresoj që nuk ka pasur për qëllim të arsyetoj Pronto 1 me këtë deklaratë me të cilën kanë qenë së bashku në qeverisje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. 144 vendime, kaq shumë punë për 100 ditë nuk është bërë asnjëherë, madje as gjatë Qeverisë Kurti 1. Andaj nuk mund t’i përgjigjesha një deklarimi, apo kontributi të tillë me një fjali të thjeshtë dëftore ofenduese”, tha Kurti në RTK.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme

Lajme

Kryeministri kroat tallet me serbët: Nikolla Tesla është aq serb sa Bruce Lee

Lajme

Detaje nga plagosja në Podujevë, 50 vjeçari u qëllua në këmbë

Lajme

Sa janë të sigurta të dhënat personale në Kosovë?