Lajme

Albin Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar edhe dy zëvendësministra, bëhet fjalë për të Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, shkruan Gazeta Express.

Kësisoj numri i zëvendësministrave në qeverinë “Kurti”, ka shkuar në 21.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Zëvendësministrat e emëruar janë: Z. Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë; Z. Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit./Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”