Sport

Albert Bunjaki tregon planet e tij për të ardhmen, i gatshëm për t’u rikthyer dhe për t’i ndihmuar Kosovës

Albert Bunjaki është shprehur i gatshëm që të ndihmojë Kosovën, por thotë se kapitulli i tij te Kombëtarja A është i mbyllur.

Ish-trajneri i Kosovës nuk ka udhëhequr asnjë klub që nga koha kur u largua nga Dardanët, shkruan Reporteri.net.

Bunjaki në një intervistë të dhënë sot për KTV ka thënë se ka pasur oferta nga Turqia, por ai dëshiron që t’i ndihmojë vendit të tij, Kosovës.

“Unë kam qenë në oferta me disa klube të Superligës së Turqisë, nuk kam dashur të kthehem në Suedi edhe pse kam pasur mundësi shkaku i lidhjeve të shumta, dëshira ime ka qenë që të vazhdoj me projekte në Kosovë,” ka thënë Bunjaki.

“Unë jam i gatshëm t’i shërbej vendit tim. Kapitulli im te Kombëtarja A sigurisht është mbyllur dhe as që mendohet një gjë e tillë, por mund të ndihmoj në projekte tjera, në të cilat mund ta sheh të arsyeshme edhe Federata e Futbollit të Kosovës”.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita njofton për humbjen e njërit prej më të dashurve të familjes së tyre!

Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së