
Kosova luan me Suedinë në Katar në një ndeshje të karakterit miqësor më 12 janar.
Albert Bunjaki është optimist i madh se Kosova mund ta mposhtë Suedinë në miqësoren që do të luhet këtë të diel, raporton Reporteri.net
Bunjaki në të kaluarën ka punuar si trajner në Suedi te klubet si Orebro, Degerfors e Kalmar dhe njeh majft mirë futbollin që luhet atje.

Në një prononcim ekskluziv për Reporterin ai ka treguar disa nga dallimet e futbollit të Kosovës dhe atij të Suedisë.
“Normal janë disa dallime sidomos në përgatitjen fizike si dhe në çështje organizative. Në Suedi aplikohet lojë zonale dhe rëndësi i japin shumë lojës kolektive. Liga e Suedisë është e 21-të në Evropë, ndërsa e Kosovës është në vendin e 52-të,” ka thënë Bunjaki.
Tutje, Bunjaki ka thënë se Kosova mund ta fitojë këtë takim pasi në skuadër ka lojtarë si Anel Rashkaj, Flamur Kastrati, Herolind Shala e Fidan Aliti të cilët e njohin mjaft mirë futbollin që luhet në Skandinavi.
“E kam parë lojën e Suedisë me Moldavinë ku mezi fituan me rezultat minimal 1-0. Kosova mund ta mposhtë Suedinë pasi në skuadër ka lojtarë si Aneli, Flamuri, Herolindi e Fidani.
“Lojtarët që ka ftuar Suedia nuk kanë luajtur kurrë së bashku dhe janë vetëm të kampionatit pra për këtë arsye them se nuk do të jetë çudi nëse do të fitojë Kosova,”.

Në fund Bunjaki ka thënë se është mirë që Kosova për çdo vjet të marr pjesë në turne si ky i Katarit ku do të mund të tregojnë veten lojtarët e kampionatit të Kosovës.