Sport

Akuzoi gjyqtarët pas barazimit me Besën, ky është vendimi i FFK-së për Shpëtim Idrizin

Komisioni i Garave i Superligës në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor për trajnerin e Trepçës ’89, Shpëtim Idrizin, shkruan Gazeta Olle.

Idrizi kishte shpërthyer pas ndeshjes me Besën (1:1), duke akuzuar gjyqtarin kryesor Genc Nuzën.

Vendimi i plotë nga Komisoni i Garave:

INICIM DISIPLINOR

–ndaj trajnerit të FC Trepça ’89, Shpëtim Idrizi, me nr ID 000934M81; motivi: Në pronocim për media, akuzon gjyqtarët për epilogun e ndeshjes Trepça’89 – Besa”.

Mbetet të shihet nëse do të ketë dënim pë kryetrajnerin e mitrovicasve, apo vetëm vërejtje të fundit.

Postime të ngjajshme
Sport

Skenarët që e shpallin Prishtinën kampion këtë fundjavë

Sport

Liridon Leci flet për festimin e tij me shqiponjë: Ishte koha kur Xhaka e Shaqiri kishin bërë këtë gjë ndaj Serbisë

Sport

Liga e Parë, sot do të mësohen dy skuadrat që futen në Superligë

Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit