Sport

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, futbollisti i Tiranës përfundon në Gjykatë

Futbollisti ganez i Tiranës, Uinful Kobina u pajis me pasaportë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, para ndeshjes me Young Boys në Ligën e Europës.

Kjo ndodhi për shkak që lojtari të mund të aktivizohej me Tiranën në sfidën ndaj zviceranëve, si futbollist shqiptar, pasi e kishte të pamundur të merrte vizën.

Mirëpo futbollisti tashmë është në probleme me drejtësinë shqiptare, për falsifikim dokumentesh.

Procedimi për këtë lojtar, që është bërë mollë sherri edhe mes forcave politike, ka nisur kohë më parë, ndërsa sot është paraqitur në Gjykatën e Tiranën në gjyqin që ka nisur ndaj tij me akuzën e falsifikimit, raporton sot “Panorama Sport”.

Kobina është paraqitur ditën e sotme në Gjykatë, ku shumë shpejt pritet të merret edhe një vendim për të.

Postime të ngjajshme
Sport

12 ndeshjet e para të mbrëmjes së sonte në Ligën e Evropës, tetë skuadra sigurojnë kalimin tutje

Sport

Fitore me rikthim dramatik, Milani mund Celticun në 'San Siro'

Sport

Gjyqtari me perspektivë ndan drejtësinë në ndeshjen Flamurtari – Dardana

Sport

Erdhi tek Drita me bujë të madhe, por ja sa minuta ka luajtur këtë sezon Festim Alidema?