Show Bizz

Aktorja e serialit të njohur turk viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, ka disa ditë që po qëndron në Kosovë.

Ajo është shoqëruar në vendin tonë nga modelja bukuroshe, Arbnora Ademaj, e cila tashmë është pjesë e kinematografisë turke dhe ka pasur rastin të takohet me aktoren e mirënjohur atje.

Teksa po qëndron në Kosovë për vizitë, Semra ka pasur rastin që të vizitojë disa prej vendeve më të veçanta këtu.

Gjatë ditës së shtunë, ajo e shoqëruar nga Arbnora, aktori vedat Bajrami e disa persona të tjerë, kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt.

Ka qenë vet aktorja turke, ajo e cila ka hedhur një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me miqtë e saj duke pozuar pranë bustit të Adem Jasharit, te Kompleksi Memorial.

Semra Dinçer është e njohur për publikun shqiptar si një nga protagonistet kryesore në serialin turk, “Nusja nga Stambolli”. /Telegrafi/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto