Lajme

Aktakuzë për kosovaren, që mbyti foshnjën gjatë lindjes

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprën penale: “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, e pandehura M.B., më 20.04.2019, rreth orës 21:00 në Prizren, në shtëpinë e saj familjare, në katin e dytë, në dhomën e saj, pa dijen dhe ndihmën e askujt nga familjarët, lindë të gjallë foshnjën e gjinisë mashkull, pas lindjes nuk ia pret kërthizën, pastaj e mbështjellë me një xhemper e çon në tavanin e shtëpisë, ku e lë pa i treguar askujt, i porsalinduri ka jetuar disa orë, ku si pasojë e mbylljes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe asifiksisë, i porsalinduri vdes. Si e tillë, vdekja është jo e natyrshme, e konstatuar edhe në raportin e autopsisë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura M.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Vrasja e foshnjes gjatë lindjes” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që e pandehura të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale, e cila i vihet në barrë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat