Lajme

Aksion i policisë në Prishtinë, në vendin ku u vranë dy vetë arreston një person

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në orët e mbrëmjes në lagjen e Spitalit, rreth 20 metra larg vendin ku ndodhi gjuajtja me armë mes dy familjeve rreth pronës ku mbetën të vrarë dy persona.

Para pak çastesh ka përfunduar një aksion i policisë së Kosovës në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Operacioni është kryer në rrugën “Muahrrem Fejza” aty ky para disa ditësh u vranë dy vetë dhe u plagosën dy të tjerë.

Automjete të shumta dhe njësite elite të policisë janë parë ne vendin ku po kryhej aksioni i cili ka rezultuar edhe me të arrestuar.

Policia nuk ka bërë me dije nëse ky arrestim ka të bëjë me ngjarjen e para do dite që tronditi opinionin, ku për një pjesë trotuar u përdorën armët dhe iu mor jeta dy personave.

Rastin për Gazetën Express ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në rrugën Muharrem Fejza, Policia ka ndërmarrë një aksion dhe ka shoqëruar në stacion policor një person për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë duke vazhduar procedurat konform ligjit”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat