Lajme

Aksidentohet deputeti i VV-së, vetura e një serbi i doli në rrugë

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka bërë të ditur se mbrëmë është aksidentuar me veturë.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se vetura e një serbi i doli në rrugë, dhe se ky i fundit ka dalë nën ndikim të alkoolit pasi i është bërë testi, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i plotë:

Mbrëmë, unë dhe familja pësuam një aksident të vogël përderisa ishim në kthim për në banesë.

Vetura Renault që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdh policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij.

Megjithëse në fillim nuk doja ta bëj publike këtë aksident, e mendova që dikujt mund ti shërbejë si mësim. Vozitja nën ndikimin e alkoolit mund të sjell fatalitet, në këtë rast mund të ju duket se po vozitni në kahjen e duhur por përfundoni në atë të gabuar dhe mund të merni jetë njerëzish.

Falë Zotit shpejtësia e vozitjes ishte e ultë, përndryshe vetëm një Zot e di si kishte me përfundu.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë