Lajme

Aksidenti tragjik shuan familjen shqiptare

Tre shqiptarë anëtarë të së njëjtës familje kanë humbur jetën këtë të hënë në një aksident tragjik në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ksiniadha, në aksin e autostradës E65, që lidh Athinën me aksin e Greqisë qëndrore.

Viktimë ka mbetur kryefamiljari 46 vjeç, bashkëshortja 43 dhe vajza 22 vjeç. Mësohet se djali i familjes, 17 vjeç është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme në spital.

Burimet e mediave lokale shkruajnë se automjeti në të cilën lëvizte familja shqiptare, në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin, duke u përplasur pastaj me një mjet tjetër, i cili rezultoi të ishte një autobot që po transportonte gaz.

Përplasja ishte fatale dhe tre prej katër anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në vend, ndërsa djali i mitur i familjes është dërguar në gjendje të rëndë në spital. //reporteri.net

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *