Lajme

Aksidenti në Rrugën e Kombit, dyshohet se 4 viktimat janë nga e njëjta familje nga Kosova, në gjendje të rëndë një fëmijë i mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur.

Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” ku udhëtonin 5 personat e së njëjtës familje dhe një kamion.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti, me presidentin Biden dhe sekretarin e shtetit do të jetë më ndryshe

Lajme

Faton Abdullahu, ‘’Pa PDK-në e han dreqi këtë vend’’

Lajme

61 pacientë të infektuar virus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës

Lajme

Flet Haziri, rreth mundësisë së koalicionit paszgjedhor me PDK-në