Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Një 24-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me BMW në Itali.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pak para kryqëzimit për Castelbellino.

Shqiptari Florenc Kasa duket se ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas përplasjes.
Dinamika e aksidentit të ndodhur rreth mesnatës në zonën komunale Castelbellino në korsinë veriore për në Fabriano.

I riu po kthehej për në shtëpi, kur makina e tij u përplas me parmakët në pjesën e autostradës së prekur nga punimet në rrugë.

Ai sapo kishte bërë ndërrimin e korsisë për në kantier dhe po kthehej në korsinë normale kur humbi kontrollin e makinës dhe goditi ndarjen e betonit.

Të gjitha përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar ishin të kota, pasi i riu vdiq menjëherë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë punuar për orë të tëra për të nxjerrë trupin e djalit nga kabina.
Autostrada ka qëndruar e mbyllur deri në orën 5.45 të mëngjesit të sotëm. gazetametro.net

Related posts
Lajme

Këto vende nesër do të mbesin pa energji elektrike

Lajme

Fronti i ftohtë ajror po depërton në Kosovë, sjellë reshje bore e shiu

LajmeShow Bizz

Turp në Big Brother VIP: Improvizuan “varrimin” e Einxhel duke i vendosur lule dhe bërë homazhe

LajmeShow Bizz

E turpshme, Arjola dhe Monika shkrihen së qeshuri pas rrëzimit të Einxhelit në Big Brother VIP

Leave a Reply

Your email address will not be published.