Lajme

Aksident në Prishtinë, pesë persona të lënduar, tre nga ta zyrtarë policor

Pesë person kanë mbetur të lënduar ( tre nga ta zyrtarë policor), pas një aksidenti që ka ndodhur në Prishtinë, shkruan FrontOnline.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Plicisë për rajonin ePrishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Ahmeti.

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus