Lajme

Aksident me fatalitet në Malishevë, vdes një person

Një person me inicialet B.G., 74-vjeçar, ka vdekur për shka të një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:14, në fshatin Terpezë të Malishevës.

Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona të tjerë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe ekipi i emergjencës. Mjeku kujdestar që ishte në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e një personi 74-vjeçar, me inicialet B.G. dhe lëndimin e dy personave”, tha ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat e Kosovës?

Lajme

Qytetarët mbushin veturat me ushqim e pije për policët në Veri

LajmeSport

Ideja interesante e Përparim Ramës për stadiumin “Fadil Vokrri”

Lajme

Kjo është situata aktuale në Jarinjë