Lajme

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

Drejtuesi i një veture ka ndërruar jetë pak minuta më parë në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, pasi është përplasur me një autobus.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:22. “Land Rover-i” me targa italiane është goditur nga autobusi me targa të Kosovës, raportojnë mediat e Shqipërisë.Në automjet udhëtonin babë e bir.

Shoferi ka ndërruar jetë, ndërsa djali ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur