Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, në fshatin Bibajt të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ka ndodhë një aksident në fshatin Bibaj, drejtimi për Prishtinë, në autostradë. Sipas raportimeve fillestare, janë të përfshira tri automjete. Deri në këto çaste janë raportuar të lënduar tre persona”, tha ai.

Hoxha bëri të ditur se ky segment i autostradës është bllokuar deri në përfundim të këqyrjes së vendngjarjes, çka ka krijuar kolona të gjata.

Related posts
Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

A do të ketë lirim të masave për festat e fundvitit dhe cili është rekomandimi i infektologëve?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *