Lajme

Akademia Infinit konferencë me “Vullnetarizmi një mundësi për të kontribuar në shoqëri”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në ditën ndërkombëtare të Vullnetarizmit Akademia Infinit ka organizuar konferencën “Vullnetarizmi një mundësi për të kontribuar në shoqëri”, në të cilën diskutuan të mirat, mundësitë dhe benefitet që ofron vullnetarizmi në shoqëri, transmeton BlicMedia.

Panelist ishin Edi Prapashatica – aktivist shumëvjdçar në sektorin e rinisë, Shkelzim Murtezi – kryetar i Asociacionit për Arsim e Aftësim Profesional në Republiken e Kosovës dhe drejtori i Akademisë Infinit Bashkim Islami – i cili shpjegoi mundësitë e ndërlidhjës së punës së përgjithshme të akademisë me promovimin e vullnetarizmi.

Prapashtica: U bëri thirje të rinjëve të vazhdojnë me punën vullnetare pavarësisht mos formalizimit si përvojë pune së paku të ngritën profesionalisht.

“Të rinjtë duhet të vazhdojnë me punë vullnetare, përkundër se ende nuk ka filluar të njihet si përvojë profesionale nga ana e institucioneve. Pamundësia të formalizohet kjo formë e angazhimit si përvojë pune, nuk duhet të na pengoj në drejtim të ofrimit të kontributit për shoqëri duke qenë se së paku kemi mundësi të mësojmë dhe të ngritemi profesionalisht”.

Ndërsa, Shkelzim Murtezi promovoi punen që kryen asociacioni në mbështetje të shkollave dhe të rinjëve.

Më tutje drejtori i akademisë Infinit Bashkim Islami shtoi se “Vullnetarizmi siguron mundësi për njerëzit, veçanërisht ata që përjashtohen shpesh, të ndikojnë konkretisht në jetën e tyre dhe të luajnë një rol konstruktiv në komunitetet e tyre duke bërë vullnetarizëm kohën dhe aftësitë e tyre. Përmes vullnetarizmit, komunitetet në mbarë botën shpesh përjetojnë solidaritet dhe përfshirje të forcuar”, raporton BlicMedia.

“Vullnetarizmi ju bene ta shihni boten me nje sy tjeter, ju ndihmon te jeni më optimist për të ardhmen, ti shihni gjërat me pozitivitet si dhe të jeni me kēmbë në tokë.”

Po ashtu Z. Islami citoi thenje nga autorja Shery Anderson Autore e cila promovon vlerat e vullnetarizmit.

“Vullnetaret nuk paguhen, jo sepse nuk kan vlerë por sepse nuk ka çmim qe paguan për kontributin e tyre”

Andaj jeni sa më aktiv dhe jepeni kontributin maximal per shoqeri sepse ai kontribut do kthehet ne te miren tuaj’

” Disa njerëz flenë në gjumë për të ëndërruar sukseset ndërsa disa të tjerë ngrihen herët në mëngjes për ti realizuar ato”.

Pjesa e fundit iu nda diskutimeve ndërmjet studentëve dhe panelistë, u parashtruan shume pyetje ndër to ishte; Pse nuk perfshihet apo pse nuk njihet puna e Vullnetarizmit si pervoje pune?

Z. Prapashtica iu përgjigj kësaj pyetje dhe pohoi se “Është propozuar kjo çështje në Kuvendin e Kosovës që në vitin 2010. Por realizimi apo nxirrja e ndonjë amandamenti ka hasë në gozhdë prej atëherë.

Ndërsa z. Murtezi porositi se nëse të rinjtë nuk aktivizohen në mënyrë vullnetare në projekte të caktuara e kanë të pamundur të jenë profesional për nga praktika por edhe për të gjetur punë do ta kenë gjithmonë më të vështirë në mungese të përvojës.

“Akademia do të përpiqet që të fut në praktikë Librezë Anëtarësie ku do iu shenohet koha dhe përvoja dhe do iu lëshon letër referenca për të aplikuar në tregun e punës, tha Z. Islami. Transmeton BlicMedia.

Ndër te tjera Akademia Profesionale INFINIT është duke punuar që nga viti 2018 me kandidatë nga gjithë Kosova (me nxënës të shkollave të mesme, studentë universitar etj.), që t’i përgatis ata në lidhje me fusha të ndryshme edukative-profesionale.

Akademia krahas punës së përditshme me këto trajnime ka filluar edhe realizimin e Projektit “Përgatitja profesionale e të rinjve për orientim në karrierë” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku do vazhdojmë të ofrojmë informacione adekuate për pjesëmarrësit. /BlicMedia.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat