Sport

Ajvazi për largimin e Munishit: O njerëz, futbolli nuk është shkencë, Ballkani u nxitua

Ish-trajneri i mirënjohur kosovar e ka komentuar shkarkimin e Ismet Munishit nga pozita e shefit të shtabit teknik te Ballkani.

Gjatë ditës së djeshme, Ballkani vendosi që t’i ndajë rrugët me Munishin për arsye të panjohura, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq, Ajvazi, trajner me përvojë të madhe në futbollin kosovar, ka kritikuar vendimin e klubit suharekas në këtë drejtim.

Në një bisedë me “Zeri.info”, Ajvazi thotë se pas këtij vendimi, “rezultatet e Ballkanit do të shihet shumë shpejt”.

“Nuk mundem me marrë me mend se si po veprojnë shumica e drejtuesve të klubeve tona. O njerëz, futbolli nuk është shkencë, për shembull sikur matematika si në krejt botën, një plus një bëjnë dy matematika është shkencë”, deklaroi fillimisht Emin Ajvazi për “Zeri.info” duke vazhduar:

“Me qenë shkencë futbolli, penalltia është gol apo çdo goditje e lirë është gol. Për atë arsye, futbolli është gjëja më e paparashikueshme në botë. Po reagoj me këtë shkrim pasi dëgjova për shkarkimin e njërit prej trajnerëve që në dy vitet e fundit, e bëri futbollin shumë interesant”.

Sipas tij, vendimi për shkarkimin e Munishit nga Ballkani, është i ngutshëm.

“Te Ballkani kam shumë miqë dhe i përshëndes, mendoj që është veprim i ngutshëm dhe i gabuar. Mendoj se sa i përket lojës së futbollit, lojën më të mirë e ka treguar Ballkani dhe gjendet në vendin e dytë, plus është në garë për titull dhe kupë. Gjithmonë futbolli i ka tri rezultate”, potencoi Ajvazi.

Ajvazi tutje tregon se Munishi i kishte bërë disa gabime, por prapë se prapë, sipas tij, ai nuk e meritonte shkarkimin.

“Munishi i ka bërë disa gabime, mendoj se nga lodhja. Sa i përket rezultateve, asnjë të drejtë pronari i klubit nuk ka pasur të drejtë t’i ndajë rrugët. Qofsha i gabuar, por kështu mendoj. Rezultatet e Ballkanit do të shihen shumë shpejtë”, përfundoi të enjten për “Zeri.info” Emin Ajvazi. /

Postime të ngjajshme
Sport

Erdin Hashani: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Kupën e Kosovës

Sport

Zyrtare: Klubi i madh kroat ia beson detyrën e trajnerit, Paolo Tramezzanit

Sport

Trepça ’89 huazon yllin e Ballkanit

Sport

Tahir Batatina tregon shumën që një skuadër paguan për të kryer përgatitjet në Antalya