Lajme

Ajvaz Berisha thotë se disa shantazhues po merren me te, kërcënon Frashër Krasniqin e PSD’së

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Anëtari i VV’së, Ajvaz Berisha, ka thënë se disa gazetarë shantazhues po merren me emrin e tij. Ka thënë se edhe një anëtar i PSD’së, Frashër Krasniqi, po e përmend në çdo emision emrin e tij.

Ajvazi ka thënë se Krasniqi do të pengohet pse po merret me emrin e tij.

“Shumë gazetar shantazhues , mercenar të paguar po mirren me emrin tim, biografinë time ashtu si është s‘deshiroj asnjë pikë as presje ti heq, edhe një dylber ku emri i tij fatkeqësisht mban mbiemrin e rilindasve tanë , vëllazerve Frasheri shpesh në media atakon emrin tim, eshtë i ndersyer ky klysh dylber , nga qarqe te caktuara , por do të vijë një ditë kur do pendohet fort dhe do i drejtohet zotit: çka mu dashtë o zot të mirrem me emrin e Ajvaz Berishes!”, ka shkruar Berisha, në një reagim në FB.

“Të nderuar miq, të dashur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, per shkak të intersimit të madh të shokëve , aktivistëve dhe simpstizantëve , se pse nuk jam në listë si kandidat per deputet per hir të opinionit vendosa të ju pergjigjem. Pas një procesi demokratik unë kam fituar bindshem ne degen e Drenasit. Jam terhequr me dëshirë pa kurfarë presioni nga askush, sepse asnjëherë në jetë nuk i nenshtrohem presioneve nga do që vijnë. E kam parë të arsyeshme që ndonjë kandidat kushdo qoftë ai , ti japim mundesinë në garë. Ardhja ime në V V, nuk ka pasur qëllim të rreshtohem për të zenë një pozitë per interesa personale. Unë ju kam bashkangjitur VV për hir të rinisë sė Kosoves që po e lëshojnë vendin , sepse i është vrarë shpresa per të jetuar në atdhe , vendin per të cilin është larë me gjak që ne të jetojmë të lirë”, ka shtuar ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat