Lajme

“Ajo vaksinë pas 48 orëve ia shkaktoi vdekjen”, drenicasi pretendon se vaksina antiCOVID shkaktoi vdekjen e mbesës së tij

Haxhi Xhemajli nga Drenasi po pretendon se mbesa e tij, Zarife Imeri, 23-vjeçare, ka ndërruar jetë për shkak të vaksinimit, raporton Gazeta Sinjali.

Ai thotë se mbesa e tij është vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit në Drenas, më 13 shtator rreth orës 15:29 dhe 48 orë më pas, ka ndërruar jetë.

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndron në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi vdekjen. Mos na detyroni, mos na kushtëzoni. Prehu në paqe, mbesa jonë”, shkroi ai në Facebook.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me drejtorin dhe stafin mjekësor të kësaj qendre, por ende nuk ka pranuar përgjigje.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë