Lajme

Ahmeti kërkesë urgjente Qeverisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria që të lehtësohen masat dhe se faza e dytë nuk ka kuptim të zgjasë dy javë, pasi që humbjet ekonomike janë shumë të mëdha, shkruan Gazeta Metro.

Shpend Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen dhe të veprojë sipas situatës epidemiologjike.

”Kemi qenë të parët që kemi kërkuar masat restriktive me 6 mars dhe kemi pas të drejtë. Sot, po kërkojmë që masat të rishikohen në përputhje me situatën. Nuk jam mjek, por këto masa tashmë nuk janë në përputhje me situatën, dhe për më keq nuk po respektohen nga qytetarët – e besa as që ka mundësi të zbatohen nga policia e inspektorët”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka kërkuar që të hiqet karantina nga Qendra e Studentëve, si dhe heqjen e orarit të lëvizjes.

Më poshtë postimi i plotë i Ahmetit. /gazetametro.net

Kemi qenë të parët që kemi kërkuar masat restriktive me 6 mars dhe kemi pas të drejtë. Sot, po kërkojmë që masat të…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Thursday, May 21, 2020

 

Postime të ngjajshme
Lajme

Kthimi në punë i drejtorëve të ndërmarrjeve publike: A do të rikthehet edhe kryeshefi i ‘Trepçës’

Lajme

Fillon faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj koronavirusit

Lajme

Gjendet e pajetë një grua në fshatin Kreshovë

Lajme

Ja rregullat që duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit