
Shkëndija e Tetovës ka mbetur pa njërin prej futbollistëve më të mirë të skuadrës, teksa Valon Ahmedi është larguar nga klubi tetovar.
Mediumi nga Maqedonia “SportMedia”, ka raportuar se ai po transferohet te klubi kampion i Bjellorusisë, Shakhtar Soligorsk, përcjell Gazetasheshi.com
Ky është një klub me mbështetje të madhe financiare, investon shumë, andaj Ahmedi ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në këtë klub.
Ai është futbollisti i parë që u largua nga Shkëndija e Tetovës në këtë afat.