Sport

Agnelli për Reuters: Ju tregoj të vërtetat e pathëna të Superligës

Andrea Agnelli vazhdon të mbetet i palëkundur sa i përket projektit të Superligës së Evropës, i cili tashmë po shkon drejt zhbërjes, pasi që 90% e klubeve janë larguar, shkruan Gazetasheshi.com.

Presidenti i gjigantit italian Juventus, ka folur për herë të parë në lidhje me dështimin e këtij projekti, derisa për “Reuters” ka zbuluar disa prapaskena mjaft interesante.

“Projekti nuk do të vazhdojë edhe pse isha i bindur tek bukuria e tij. Nuk është më operativ. Nuk do të them këtu sa klube më kanë kontaktuar 24 orëshin e fundit për të hyrë”.

“Preferoj të mos përmend emra. Disa gjëra duhet të qëndrojnë personale. Mbase gënjejnë por jam kontaktuar nga një numër i rëndësishëm klubesh që donin të hynin. Kemi marrë kërcënime të shumta për përjashtim nga kompeticionet”.

European Super League project cannot go ahead – Juventus chairman Andrea Agnelli admits defeat – Eurosport

“Lojtarëve u thonin që nuk do të mund të merrnin pjesë nëpër kombëtare. Kjo duhet t´ju bëjë të kuptoni edhe sjelljen e tyre. Medoja vërtet se ky projekt do të ndryshonte futbollin dhe u tërhoqa nga presidenca e ECA për këtë gjë”.

“Duke parë atë që ndodhi mbrëmë, do të kem kohë ti dedikohem 100% Juventusit dhe do ta bëj me pasionin e përhershëm”.

Agnelli foli gjithashtu edhe për mardhëniet me presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin.

UEFA President Ceferin Slams ‘Snakes’ Woodward and Agnelli | Al Bawaba

“Marrëdhëniet janë atje. Kam parë të ndryshojnë shumë në kohë. Tanin jam i bindur se personat do të jenë të hapur për dialog dhe të flasin me njëri-tjetrin. Ama nuk mendoj se industria jonë është e sinqertë dhe e besueshme në përgjithësi”, – përfundoi me ironi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës