Sport

Agjenti zbulon të ardhmen e Rrahmanit që debutoi me Napolin vetëm në vitin 2021

U ble në janar të vitit 2020, qëndroi i huazuar te Hellas Verona, për të kaluar gjatë verës te Napoli.Por, Amir Rrahmani asnjëherë nuk e bindi Gennaro Gattuson dhe qëndroi pothuajse gjithmonë në stol, të paktën deri në janar të këtij viti.

Kapiteni i Kosovës e nisi mbarë vitin 2021 pasi debutoi me Napolin vikendin që lamë pas dhe sipas agjentit, Adrian Aliaj, ai do të qëndrojë shumë gjatë në Napoli.Amiri duhej të ishte nëse jo zgjedhja e dytë, zgjedhja e tretë – por Kulibaly nuk shkoi as në Man City e as në PSG, gjë që ia ka minimizuar në tërësi minutat Rrahmanit.

“Jam i lumtur për Amirin. Kurrë nuk kam pasur dyshime në cilësitë e tij. Ai do të qëndrojë në Napoli për një kohë të gjatë. Besojmë te Gattuso dhe te projekti i klubit. Duhet pak durim, por gjithçka do të shkojë mirë. Unë besoj vërtetë te lojtari im”, ka thënë Adrian Aliaj pas debutimit të Aliajt.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi