Sport

Agjenti i Rrahmanit flet për të ardhmen e mbrojtësit të Kosovës

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka synime të mëdha me skuadrën italiane, Napoli, shkruan Gazetasheshi.com

Në fakt, Rrahmani synon që me Napolit të shkruajë historinë, madje në një ardhme të afërt të jetë edhe lideri kryesor i skuadrës.

Agjenti i mbrojtësit kosovar, Adrian Alijaj në një intervistë dhënë për mediumin italian “Si Inflate la Rete”, ka deklaruar se Rrahmani është stabilizuar në Napoli, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit ka qenë i pazëvendësueshëm për skuadrën në të gjitha garat

“Më në fund, gjithçka po kthehet në vendin e duhur. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime në lidhje me cilësitë e Amirit, i cili shpreson që të shkruajë historinë me Napolin dhe një ditë të bëhet kapiten i ekipit”, ka thënë Alijaj.

Tutje, Alijaj ka shtuar se futbollistin kosovar e do qyteti, klubi por është i lidhur edhe me tifozët e zjarrtë të klubit.

“Amiri gjithmonë më thotë se e do qytetin, e do klubin dhe është i lidhur me tifozët e Napolit”.

Rrahmani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Napolit nga Verona dhe këtë sezon në total ka 12 paraqitje e një asistim në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024.

Postime të ngjajshme
Sport

Si do të duket Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës nëse jetësohet Superliga Evropiane

Sport

Si do të ishin formacionet e pesë kombëtareve pa lojtarët e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane?

Sport

Milioner nga shkarkimet, kjo është shuma marramendëse që ka fituar Mourinho

Sport

Super Liga Evropiane: Mesut Ozil dërgon mesazh të fortë