Sport

Agjenda e Kombëtares së Kosovës para ndeshjeve të shtatorit

Kombëtarja e Kosovës në futboll po përgatitet për t’i zhvilluar tri ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror ku do të ballafaqohet me Gjeorgjinë më 2 shtator në udhëtim, pastaj me Greqinë dhe Spanjën më 5 dhe 8 shtator si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes do të paraqitet të hënën në një konferencë para mediave për të folur rreth ndeshjes së parë më Gjeorgjinë me fillim nga ora 11:00.

Në po të njëjtën ditë skuadra do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 19:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk