
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka komentuar sondazhet e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, ku kjo parti është e bindur se do të fitojnë mbi 50 përqind.
Veliu ka ironizuar me sondazhet e VV-së duke thënë se ata ka gjasa të fitojnë edhe 100 përqind, si në Kore të Veriut.
“Ata sikur në Kore kanë më i fitu 100%”, ka thënë ai.
“Subjekti politik në çfarëdo situate duhet të jetë e gatshme për zgjedhje, ne jemi të gatshëm, të hyjmë në procesin zgjedhor. Edhe besoj shumë që LDK do të del mirë në këtë proces”, ka shtuar tutje Veliu, për periskopin.
Ndryshe, Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka thënë mbrëmë se mbështetja për këtë parti po rritet shumë, sa që e ka quajtur rritje të frikshme. Ai ka thënë se ka një javë që nuk po e zë gjumi duke menduar se si t’u përgjigjen pritshmërive të qytetarëve.
Bisilmi ka theksuar se Vetëvendosje pret që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në fillim të viitit 2021 do të fitojë mbi 55 mandate.