Lajme

Lajmi i fundit: Agim Veliu shkarkohet nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë

Pas rezultateve të zgjedhjeve nacionale të cilat u zhvilluan më 14 shkurt, Lidhja Demokratike e Kosovës mori për bazë “ndëshkimin me votë” që ia dhanë qytetarët dhe nisi reformën brenda partisë.

figure>

Por siç duket ndryshimet që u bënë brenda partisë po vazhdojnë edhe tash.

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu duket të jetë shkarkuar edhe nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë.

Sipas disa publikeve nga anëtarë të kësaj partie në Llap theksohet se tashmë degën e LDK-së në Podujevë do ta drejtojë ish-deputeti Ekrem Hyseni.

Hyseni madje pretendohet të jetë kandidat për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e kësaj vjeshte.

Ndryshe Veliu më parë është larguar edhe nga posti i nënkryetarit të LDK-së, ndërsa degën e kësaj partie në Llap e ka drejtuar për më shumë se dy dekada. Poashtu për pesë herë radhazi Veliu kishte arritur që të zgjidhej Kryetar i Komunës së Podujevës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së

Lajme

Ambasada gjermane tregon se kur do të fillojnë me termine për viza pune