Lajme

Agim Veliu, optimist për fitore në zgjedhje – ja paralajmërimi i tij për Albin Kurtin

Agim Veliu drejtoi në vitin 2020 Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndonëse u ndërruan dy kryeministra.

Ai është një nga politikanët që ka dominuar skenën politike – prej periudhës së negociatave mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, arritjes së saj, pastaj prej shkarkimit nga pozita e ministrit e deri te riemërimi në krye të MPB-sëVeliu për të gjitha proceset e kaluara këtë vit ka folur për punën në ministri, por edhe zhvillimet në LDK.

Për të, 2020-ta ka qenë vit që është karakterizuar me siguri të lartë për vendin, ndërkaq ka treguar edhe për përgatitjet që po bëhen për aplikim për anëtarësim në INTERPOL.

Sa i përket zgjedhje të reja,nënkryetari i parë i LDK-së, beson se ky subjekt politik do të dalë fitues nga ky proces.

Me Albin Kurtin e Vetëvendosjes ai ka thënë se do të ketë përherë dallime, ndërsa Vjosa Osmanin e ka quajtur recidive kundër partisë së tyre dhe se sipas tij për LDK-në nuk do të ishte e pranueshme si kandidate konsensuale për Presidente të Kosovës.

Në tetor ai ka theksuar se do të arrijnë ta rikthejnë Podujevën.

“Ne tashmë jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale. LDK-ja gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për zgjedhje dhe në çdo garë hyn për të fituar.

Në këto zgjedhje padyshim se ajo do të renditet e para, jo pse këtë po e them unë, por qytetarët e Republikës së Kosovës janë dëshmitarë të punës dhe angazhimit që LDK-ja ka bërë gjatë qeverisjes së saj dhe sukseseve që janë shënuar gjatë kësaj kohe.

Beteja do të vazhdojë për deri sa të kemi dallime politike, e dallime do të kemi gjithë kohën, unë e shoh politikën dhe betejën e politikës ndryshe nga personi në fjalë.

Përderisa unë jam pjesë e një partie politike të qendrës së djathtë, me kulturë dhe vlera politike, parti që ka synime dhe drejtime të qarta euro-atlantike,respektim të kundërshtarit dhe mendimit ndryshe, ai përfaqëson një parti ekstreme të majtë e cila për qëllim ka vetëm popullzimin, prandaj në këtë aspekt politik ne kemi dallimet tona për të cilat nuk pajtohemi”, ka shtuar Veliu.

Postime të ngjajshme
Lajme

OBSh-ja: Do të triumfojmë në luftën kundër Covid-it

Lajme

Shqipëri, pandemia nxit investimet në klinika private

Lajme

Abrashi, LDK do t’i ruaj votat që i ka pasur: Largimi i Vjosa Osmanit s’ka ndikuar

Lajme

Pejë, në spital janë duke u trajtuar 72 pacientë të prekur me Covid-19