LajmeSport

Agim Aliu reagon pas vdekjes së legjendës së futbollit ferizajas

Sporti ferizajas dhe jo vetëm u zgjua sot me lajmin e kobshëm për vdekjen e Nadir Haxhimusës.

Haxhimusa ishte ndër kontribuesit më të mëdhenj të futbollit ferizajas, ndërsa ishte ish-futbollist dhe drejtor i klubit të Ferizajt, shkruan Demokracia.com.

Pas vdekjes së Haxhimusës ka reaguar edhe i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

I njëjti nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka ngushëlluar familjen Haxhimusa, ndërsa për të ndjerin ka pasur fjalë të mëdha duke kujtuar kontributin e tij për Klubin e Futbollit Ferizaj.

Postimi i plotë i Aliut:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm, për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit të plejadës së artë, drejtorit e trajnerit sportiv nga më të mirët, një nga shtyllat mbajtëse të historisë së Klubit të Futbollit “Ferizaj”, mikut tim e bashkëpunëtorit tonë, Nadir Haxhimusa.

Futbolli ferizajas e më gjerë është sot në zi. Ferizaj humbi një qytetar shembullor, familja një prind të përkushtuar e miqtë, shokët, më të shtrenjtin Nadir. Lamtumirën na dha shumë herët, ai që sot vepra e tij e bën të papërsëritshëm.

Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Haxhimusa, miqve e të njohurve të të ndjerit!

Dritë pastë shpirti i tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë