Sport

Agim Ademi tregon se a është ftuar Mërgim Berisha për të luajtur për Kosovën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi për herë të parë ka reaguar pas raportimeve të fundit lidhur me afrimin e yllit të RB Salzburgut, Mërgim Berisha te Kosova.

Një ‘bisedë’ mes Valon Berishës dhe Mërgim Berishës në rrjetin social ‘Instagram’ ka ndikuar që të këtë spekulime që futbollisti që momentalisht përfaqëson Gjermaninë U21, mund t’i bashkohet Kosovës.

Lajmi.net, ka kontaktuar të parin e FFK-së, Agim Ademi që konfirmoi ftesën e bërë drejtë Berishës, por që janë ende në pritje.

“Na jemi ne bisedime, i kemi bërë ofertë si të gjithë të tjerëve, shpresojmë që do jetë, por kur do të jetë nuk e di”.

“Na e bëjmë fakt kur ai i bën dokumentet dhe është i gatshëm të përfaqësojë Kosovën, përndryshe dëshirën e kemi. Gjithsesi i kemi bërë ftesë, por të presim deri të vije momenti, është e drejta e tina dhe është dëshira e tij dhe gjithmonë futbollistët tonë i kemi lejuar të vendosin vetë”.

“Deri më tash, ftesën e ka dhe ne jemi duke pritur”, nënvizoi Ademi.

Ndërkohë, me ardhjen e Berishës, ‘forca’ e Kosovës do rritej dukshëm, duke marrë parasysh kualitetin e lartë të futbollistit.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar